Fatmir Dehari uron besimtarët ortodoksë për Krishtëlindjet

Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari ka dërguar një mesazh urimi për të krishterët ortodoksë nga Komuna e Kërçovës për festën e madhe të Krishtlindjes.

Marketing

Postimi i plotë:

Me dëshirat për paqe, qetësi, gëzim dhe mirëkuptim, në emër të qytetarëve të Komunës së Kërçovës dhe në emrin tim personal, më lejoni të Ju përgëzoj për festat e krishtere Buzmin dhe Krishtlindjet. Këto ditë festive na mësojnë si t’i duam të dashurit tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe qytetin tonë.
Le të respektojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë së bashku për të mirën e të gjithëve.
Komuna e Kërçovës
Kryetar,
Fatmir Dehari