Kandidati nga radhët e BDI-së, Fatmir Izairi në një intervistë për Nistori ka folur në lidhje me rivotimin në një vendvotim në fshatin Zhelinë, pasi KSHZ pranoi ankesën e BDI-së në Zhelinë, me ç’rast në këtë komunë fituesi do të merret vesh pas dy javësh.
Do të kemi edhe një rreth të tretë në vendvotimin 2107, si e vlerësoni ju këtë?
Izairi: Seanca e KSHZ ishte live dhe besoj se të gjithë e keni parë dhe ne votim ishin të gjithë anëtarët prezent, votuan pro rivotimit. Kjo të jep më shumë se të nënkuptosh se aty ka pasur parregullsi dhe pakënaqësi pasiqë edhe vet anëtari i komisionit aktual të tyre votoj pro, nuk mund të votoj ndryshe nga faktet që janë dhe unë gjithmonë kam qenë dhe jam që drejtësia të vjen në pah përgjithmonë. Kjo bujë, shtypje të them nga një parti serioze politike ta quaj Besa se lëshon qeverinë vetëm e vetëm që ti heshtin faktet mendoj se më duket si tepër joserioze, për më tepër unë jam fitues i kësaj gare ndaj Blerim Sejdiut edhe në 2017 edhe në 2021 dhe për çudi në vendbanimet nalt të dërvenit nga raundi i parë në të dytën rritja është mbi një mijë (1000) vota dhe kjo të len të kuptosh që ku janë ato votues, ndoshta nga jasht, nga jasht kishim gjithësej 300 më stepërmi nga dalin dhe nga vijnë, megjithate vëzhguesit atje nuk kanë mundur që të veprojnë dhe fundja ishte kjo shtabi im me sektorin juridik që vendosën për një ankimim dhe u pa. Gjithashtu edhe te 2108/1 ka lëshime ka komisioni komunal zgjedhor, ka lëshime të procedurave rreth listës së posaçme që është edhe ajo nuk ka qenë rugare dhe ne këtë ankimim do ta bëjmë përsëri në gjyqin administrativ.
A mendoni se edhe ky raund i tretë mund edhe të ndryshojë, faktikisht që dallimi ka qenë diku te 69 vota në mes ju dhe Sejdiut?
Izairi: Neve kjo nuk na frikëson jemi të bindur se procesi zgjedhorë do të shkojë në rregull, nuk do të ketë trysni që të gjithë Zhelina e dinë që ka patur në vendvotime, bile bile të kërcënuar edhe disa vëzhgues, unë shpresoj se do t’ja dalim megjithatë gara do të jetë demokratike megjithatë ta vazhdojmë garën dhe le të fitojë më i miri.
A mendoni se mund të prishet qeveria shkaku i Zhelinës?
Izairi: Shifni ajo nuk është çështja ime, do të thotë kjo ndoshta është ndonjë trysni ndaj gjykatës për arsye se të prishësh një qeveri për një rivotim në Zhelinë, gjithmonë thirren se janë më të mirët dhe se do t’i fitojnë zgjedhjet nuk mund ta kuptoj dhe nuk mund te kisha arsye që një subjekt politik do të thotë mos ta ketë me rëndësi popullatën ose gjendjen aktuale, zhvillimet ekonomike apo gjithë tjerat që janë në vazhdim, të prishë qeverinë për një rivotim në dy vendvotime, nji ose dy në Zhelinë. Pra fakti që të gjithë anëtarët prezent nga ajo që pash nga ndjekja e emisionit live të KSHZ-së u pa që argumentet mbisundonin sepse sigurisht që nuk do votonin të gjithë anëtarët prezent PRO rivotimit.
Kemi informacione se Lëvizja Besa ankesën e tyre e ka dergu deri në gjykatën administrative, çfarë mendoni nëse gjykata administrative e pranon këtë si të arsyeshme?
Izairi: Nëse e pranon ankesën e tyre dhe nuk ka rivotim, por nëse gjyqi administrativ pranon një ankesë të tyre kundër vendimit të KSHZ-së edhe te me gjashtë vota Për që nënkupton argumente të sigurta ka për tu rivotuar, por nuk besoj se gjyqi administrativ do vepron sigurisht në bazë të ligjit, ne çmojmë gjyqet se japin vendime dhe vlerësime të sigurta në të drejtën e të gjithë qytetarëve dhe të mbrohet një liri apo drejtësi e votimit e votës e gjithë secilit për të qenë i lirë gjatë procesit të votimit.
Rezultati në rrethin e dytë doli shumë ngushtë ndërmjet kandidatit të Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu dhe Fatmir Izairit nga radhët e BDI-së. Përndryshe Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa ka fituar kundër kandidatit të BDI-së, Fatmir Izairit, me 69 vota diferencë. Blerim Sejdiu ka arritur të marrë 5 170 vota, kurse Fatmir Iziri i BDI-së, ka arritur të marrë në këtë raund të dytë 5.100 vota. /Nistori/