Fatmir Limani u zotua për dorëheqje nga posti, por akoma nuk e ka dorëzuar atë

Edhe pse tha që ka dhënë dorëheqje nga posti i zv.drejtorit në ELEM, Fatmir Limani vazhdon të mbanë këtë post. Në intervistën për ALSAT, Limani tha që kishte urdhëruar partinë ta zëvendëson nga posti, por siç duket ai vet nuk ka dorëzuar dorëheqje në institucionin ku ende vazhdon të jetë zv.drejtor zyrtarisht.

Marketing

Informatat tona flasin që Limani ende nuk ka dërguar shkresë deri në ELEM, për të njoftuar dorëhqejen e tij .

Limani i paqartë ka qenë edhe në intervistën për portalin Lobi. Në pyetjen se a është ende zv.drejtor në Ndërmarrjen ELEM. Mendoni te terhiqeni nga ky post t’a quajmë të caktuar nga subjekti politik, BDI, Limani ka pohuar që: Qysh në ditën e shpalljes së kanditaturës time si i pavarur subjektin e BDI-së e kam udhëzuar që të bëjë zëvendësimin e pozitës time. Kështu që nga ajo ditë unë nuk jam më funksionar në atë pozitë”, por pa treguar që dorëhqejen e ka zyrtarizuar me shkresë drejtuar institucionit, ashtu siç parashikon ligji.
Ndryshe Fatmir Limani është shprehur se do të garojë për kryetar të komunës së Kërçovës si kandidat i pavarur edhe pse 20 vite ka qenë funksionarë i BDI-së duke përfituar nga BDI-ja./Lobi.mk/

Ja Intervsita e plotë                     https://lobi.mk/limani-analizat-tona-garantojne-fitore/

Marketing