Fatmir Limani zyrtarizon kandidaturën e pavarur për Kërçoven

Betejës për kreun e Komunës së Kërçovës pas grumbullimit një ditor të 350 firmave aq sa parashikon ligji, sollën emrin e parë zyrtar të kandidatit të pavarur Fatmir Limani i cili nga sot është edhe zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Kërçovës, ku së shpejti kësaj kandidature pritet t’i bashkohen edhe emrat e kandidatëve të partive politike. Në këtë betejë politike për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 17 tetor, nga radhët e BDI-së sipas të gjitha gjasave do t’i shtohet emri aktual i kreut të Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.

Marketing

Ndërsa me kandidatin e tyre pritet që edhe partitë nga opozita shqiptare të garojnë për kreun e Komunës së Kërçovës. Me këtë situatë duke u bërë disa kandidatë shqiptarë për kreun e Komunës do ta vështirsojnë edhe më shumë arritjen e fitores së Komunës së Kërçovës nga shqiptarët. Në këtë situatë, që Komuna e Kërçovës të ngeli në drejtimin e Kryetarit tonë, analizat e numrave flasin qartë se fitorja jonë për fat të keq do të varet nga koalicionet që do realizojë kampi ynë politik me ato maqedonase.

Deri tani ajo që dihet është se LSDM ka deklaruar se në Kërçovë do të mbështesë kandidatin e BDI-së, ndërsa VMRO sipas informacioneve që qarkullojnë do të ketë kandidatin e saj. Gjithsesi, pasqyra e vërtetë mbi ndeshjen e kandidaturave për kreun e Komunës së Kërçovës do të jetë e qartë së shpejti. Ajo që duket në horizont është se ruajtja e kreut të Komunës sonë kësaj radhe nga shqiptarët do të jetë më e vështirë për tu arritur,por jo e pamundur.