Fatmir Mexhiti emërohet drejtor i ri i Klinikës së Neurologjisë

Ish-ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe Andon Çibishev janë drejtorët e rinj të Klinikës për Neurologji dhe Klinikës së Toksikologjisë, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Marketing

Taravari ka konfirmuar se janë shkarkuar nëntë drejtorë ekonomikë, mes të cilëve edhe Besia Iljazi nga Klinika e Toksikologjisë.

“Nuk i mbaj mend të gjithë, por në mesin e tyre është edhe drejtoresha ekonomike e Toksikologjisë. Është emëruar edhe drejtori i ri dhe shpresoj që nesër të fillojë. Profesor Andon Çibishev është drejtori i ri i Toksikologjisë”.

“Nesër shpresoj që të caktojmë edhe drejtor të Onkologjisë, sepse aty është zgjidhja për u.d drejtor ka qenë që nga mesi i qershorit. Ka edhe drejtor të ri në Neurologjisë, ai është ish-ministri Fatmir Mexhiti”, tha Taravari.