Fatmir Mexhiti porosi Grubit: Artan … leri kërcënimet

Artan Grubi mbrëmë i quajti ministra të VMRO-së, ministrat Mexhiti dhe Aliu që dolën në përkrahje të Arben Taravarit për të iu bashkuar Opozitës Shqiptare në zgjedhjet e 8 Majit. Pas shkarkimit nga pozita e ministrit, sot Mexhiti i ka lënë një porosi Grubit.

Marketing

“Mirëmëngjes të gjithëve!

Artan Grubi në gjendje ankthi të fortë na kërcënon nga fb, pasi shkarkon Ash-në nga Qeveria, na thotë “të flemë të qetë” se për të gjitha do kujdeset Ali Ahmeti…

Artan…leri kërcënimet, bëj ca ditë pushim nëse të ndihmon dhe mos e ndiz situatën. E kuptoj që është fundi yt, por të paktën në fund trego burrni!

Dhe…hape kalendarin…shiko 8 Majin!

Afër…shumë shumë afër!
NDRYSHIMI KA NIS!”, ka shkruar Mexhiti.

Marketing