Faton Ahmeti jep dorëheqje nga posti i drejtorit në FSSH

Faton Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

“Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nag detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësor”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Ahmeti shton se për momentin do të përkushtohet në detyrat partiake, si sekretar i BDI-së.

“Angazhimin tim do ta vazhdojë duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit”, shton Ahmeti.