Ballina Biznes Fatura 40% më të shtrenjta për ngrohje/ Bislimovski: BEG t’i anulojë të...

Fatura 40% më të shtrenjta për ngrohje/ Bislimovski: BEG t’i anulojë të gjitha dhe të përgatisë fatura të reja

Shfrytëzuesit e ngrohtores kanë marrë fatura me çmime 40% më të larta.

Marketing

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski kërkon nga BEG që t’i anulojë të gjitha faturat që ua ka dërguar shfrytëzuesve.

“Faturat e përgatitura nga BEG janë dërguar më 31 gusht. Gushti ende nuk kishte përfunduar. Komisioni Rregullator për Energjetikë kërkon nga BEG që të anulojë të gjitha faturat që janë dërguar te shfrytëzuesit dhe të përgatiten fatura të reja ku do të kalkulohet subvencioni që e përfitojnë qytetarët nga ana e Qeverisë”.- dekalroi Marko Bislimoski, Kryetar i KRRE-së.

Tash, pasi BEG-ut iu morr licenca, Bislimovski tha se kompania e cila planifikon ta marrë përsipër furnizimin me ngrohje termike, është në komunikim me një tregtar të gazit natyror, për të siguruar energji për amvisëritë.

“Sipas informacioneve që i kam, kompania që planifikon të marrë përsipër furnizimin me energji termike është në komunikim me tregtarin më të madh në shtet, për të siguruar gaz natyror për nevojat e amvisërisë. Me këtë çmim të gazit natyror, i cili vetëm javën e kaluar arriti në 3 mijë e gjysmë dollar për një metër kub”.- pohoi Marko Bislimoski, Kryetar i KRRE-së.

Bislimovski beson se gazi do të sigurohet, shtoi se “TETO” ka çmim 60% më të ulët se ngrohtoret.

Exit mobile version