Ballina Biznes Nikolloski: Shkupi mund të bëhet me tren urban

Nikolloski: Shkupi mund të bëhet me tren urban

Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski konsideron se nga sezoni i ardhshëm është e mundur që në Shkup të vendoset tren urban, respektivisht të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese hekurudhore për transport në qytet me trenat që u furnizuan nga Kina para përfundimit të mandatit të qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Gjithashtu, ministri komentoi mbi progresin e projekteve të tjera infrastrukturore duke përfshirë ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova deri në Deve Bair dhe një autostradë nga Kërçova në Ohër. Nikoloski premtoi të përshpejtojë realizimin e këtyre projekteve, përfshirë përfundimin e programuar të autostradës deri në fund të vitit 2026.

Exit mobile version