Faturat e papaguara për ujë dhe mbeturina në Shkup, do të paguhen pa interes deri më 28 qershor

Faturat e prapambetura për ujë dhe për mbeturina qytetarët e Shkupit do të munden t’i paguajnë pa interes në periudhën prej 13 maj e deri më 28 qershor të vitit 2019.

Marketing

Nga NP “Higjiena Komunale” – Shkup dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup informojnë se konsumatorët që kanë borxh të prapambetur për ujë dhe mbeturina (të paditur dhe të rregullt) do të kenë mundësi ta paguajnë pa llogaritur interesin për pagesën e vonuar.

Mundësia që konsumatorët ta paguajnë borxhin pa llogaritur interesin është me kohëzgjatje të caktuar në afatin e paraparë, të llogaritur nga 13 maji e deri më 28 qershor të vitit 2019. Personat fizikë dhe personat juridikë do të mund ta paguajnë borxhin e tyre me lidhjen e marrëveshjes deri më 24 këste mujore.