Faturat për energjinë elektrike dhe ngrohjen qendrore me këste dhe pa kamatë

Qytetarët e prekur nga kriza e koronës, përkatësisht ata të cilët marrin paga minimale, faturat e muajit mars, prill dhe maj do t’i paguajnë me këste dhe pa interes, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari Komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski.

Marketing

Ai njoftoi se gjatë muajit tjetër, do të fillojnë të arrijnë faturat më të lira për ngrohjet qendrore, të cilat do të zvogëlohen për të paktën 20 përqind.

Bislimovski , gjatë intervistës, tha se është herët për të folur nëse çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i pandryshuar.