Fauci dhe zyrtarë të tjerë të lartë shëndetësorë marrin vaksinën Moderna (VIDEO)

Dr. Anthony Fauci dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shëndetit të qeverisë amerikane kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës për COVID-19 të Moderna.

Marketing

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, mori vaksinën në Qendrën Klinike të Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Bethesda, Maryland.

Marrja publike e vaksinës “është si një simbol për pjesën tjetër të vendit”, tha Fauci. “Ndjej besim të jashtëzakonshëm në sigurinë dhe efikasitetin e kësaj vaksine dhe dua të inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësinë të vaksinohen, ta bëjnë – në mënyrë që të kemi një mbulesë mbrojtjeje mbi këtë vend që do t’i jepte fund kësaj pandemie”.

Kjo vaksinë është bashkë-zhvilluar nga Instituti i Sëmundjeve Infektive dhe nga Moderna, kompania e bioteknologjisë me seli në Cambridge, Massachusetts.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një autorizim përdorimi emergjent për vaksinën Moderna në fund të javës së kaluar dhe shpërndarja e dozave të para filloi të hënën.

Ndryshe, zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendëspresidentin e tanishëm Mike Pence janë vaksinuar me vaksinën e prodhuar nga Pfizer/BioNTech.

Marketing