Fauci: Vaksina e Covid, mund të vijë brenda vjeshtës

Imunologu Anthony Fauci, i cili është po ashtu kreu i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh se një vaksinë kundër Covid-19 mund të jetë e gatshme brenda muajve tetor dhe nëntor.

Marketing

Sipas Faucit, tashmë dy vaksina kanë kaluar në fazën e tretë të testimit dhe një prej tyre mund të marrë aprovimin për t’u prodhuar në nëntor apo dhe më herët.

Ndërkohë virusi nuk ndalet në Amerikën Latine, e cila tashmë është kthyer në epiqendër pasi numëron rreth 25% të 16 milionë rasteve në mbarë botën