Fauci: Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë e nevojshme çdo vit

Dr. Anthony Fauci tha se është “e mundur” që vaksina kundër Covid-19 të bëhet një vaksinë vjetore, si ajo e gripit.

Marketing

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha se është “e mundur” që vaksina kundër Covid-19 të bëhet një vaksinë vjetore, si ajo e gripit, raporton Cnn.

“Ne shpresojmë që të mund të përmbajmë këtë shpërthim të veçantë dhe të gjitha degëzimet e saj në të gjithë botën në një mënyrë që nuk ka … çiklizimin e versioneve të ndryshme të virusit në mënyrë që ju të duhet ta adresoni atë ndryshe çdo vit,” tha Fauci në një intervistë me Lisa McRee të Spectrum News të martën.

Fauci gjithashtu tha se është “plotësisht e mundshme” që shkencëtarët tashmë janë duke punuar në një vaksinë universale të koronavirusit që do të adresonte të gjitha variantet.

Ekzistojnë një numër variantesh të reja që janë shfaqur kohët e fundit.

Marketing