Faza finale e Botërorit do të luhet me top të ri

Faza finale e Botërorit “Rusi 2018” do të luhet me një top ndryshe nga ai me të cilin janë luajtur ndeshjet e grupit.

Marketing

Sipas FIFA-s, duke nisur nga 1/8 e finaleve, që do të fillojnë të luhen nga data 30 qershor, ndeshjet do të luhen me Telstar Mechta, që do të ketë një dizenjo të re, ku bie në sy ngjyra e kuqe.

Topi i Adidas-it është i njëjtë si strukturë me Telstar 18, që u përdor në grupe. Ky top risolli të njëjtin emër të përdorur në vitet 60-70. Një top bardhezi me shkallëzime gri, një rishikim modern i Telstar-it origjinal.