Fazliu – Hoxha: Të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, realizoi takim pune me kryetarin e Odës ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, z. Nebi Hoxha me të cilin biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Ministrisë dhe OEMVP.

Marketing

Ministri Fazliu e njoftoi z. Hoxha me aktivitetet e Ministrisë për vetëqeverisje lokale, projektet që janë në ecuri dhe përpjekjet e vazhdueshme për zhvillim të balancuar të rajoneve planore. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me OEMVP duke shtuar se një nga përcaktimet tona të forta është zhvillimi i rajoneve planore dhe zbutja e dallimeve zhvillimore mes tyre.

Në këtë drejtim, bashkëpunimi me OEMVP dhe Odat tjera në, vend do të ndihmonte në forcimin e lidhjeve mes tyre dhe lidhjeve të drejt për së drejta me subjektet ekonomike të cilët kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të dhe zvogëlimin e papunësisë.

Kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha kërkoi bashkëpunim më intensiv ndërmjet Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe OEMVP duke potencuar se ky bashkëpunim do të ishte para së gjithash në interes të subjekteve afariste të OEMVP.

Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së Odës në institucione nacionale dhe mundësinë e forcimit të lidhjeve dhe përfshirjes së anëtarëve të OEMVP në projekte që do të ishin në interes të shoqërisë më të gjerë dhe subjekteve afariste të cilët në kuptim të plotë të fjalës janë forcë motorike e shoqërisë.

Ministri Fazliu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahu idenë për takim të përbashkët në OEMVP ku do të bisedohej në tema të caktuara në interes të dyanshëm.