Fazliu në promovimin e projektit për rikonstruimin e Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe

Një nga muzetë me vlerë të madhe historike, është muzeu i Kongresit të Alfabetit shqiptarë në Manastir, ku u vendosën themelet e alfabetit të gjuhës së sotme shqipe. Ky muze është vlerë e lartë, dhe gjendet këtu, në qytetin e konsujve – Manastir. Muzeu i Kongresit me vite bart misionin e fuqishëm: datën e lavdishme të gjuhës së shkruar shqipe, dialogun midis kulturave të ndryshme në vend dhe rajon, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis kombeve të ndryshme dhe ruajtjen e dallimeve kulturore.

Marketing

Në kuadër të këtij projekti, për muzeun e Kongresit të Manastirit janë parashikuar 234,000 euro. Prandaj qëllimi i projektit me emrin “Muzetë që lidhin kulturat dhe lidhin popujt” presim të jetë në të mirë të qyteteve të zonës ndërkufitare edhe të krijojë kushte për më shumë harmoni në shoqëri, theksoi ministri Suhejl Fazliu.

Projekti në fjalë realizohet në kuadër të Programit për bashkëpunimit ndërkufitar “Greqi- Maqedoni 2014-2020” ndërsa zbatohet në suaza të Marrëveshjes për Partneritet, me vlerë prej 780.682 euro. Të theksojmë se 85% të mjeteve financiare janë siguruar nga Unioni Evropian ndërsa 15 % janë siguruar nga vendet pjesëmarrëse në Programin për bashkëpunim ndërkufitar.

Ministri i vetëqeverie lokale Suhejl Fazliu sot ishte i pranishëm në ngjarjen promovuee të projektit “Muzetë që i lidhin kulturat i lidhin popujt” që u mbajtë në Manastir. Projekti financohet nga INTERREG IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fazliu shprehu kënaqësinë e tij për fillimin e realizimit të këtij projekti duke shtuar se fushëveprimi në lëminë e kulturës është i gjerë, i gjithanshëm dhe nuk njeh kufij. Prandaj dhe ky projekt kontribuon për ngritjen kulturore mes dy vendeve fqinje ku gërshetohet e kaluara historike, e tashmja dhe e ardhshmja. Muzetë në këtë projekt jenë partnerë të fuqishëm, ndërsa qëllimi është – ruajtja e tyre, krijimi i praktikave të reja të qëndrueshme për bashkëveprim, dhe në vend të kontrasteve historike të kultivojmë ardhmërinë e përbashkët dhe respektin e ndërsjellë, theksoi Fazliu.