Sistemi i vetëqeverisjes lokale është vendosur në mënyrë normative, por duhet të jetë dhe të mbetet funksional.
Intervenuam në zgjidhjen e borxheve të komunave. Jemi duke punuar në përmirësimin e financimin të shërbimeve të bllok dotacioneve në fushën e arsimit, kopshtet për fëmijë dhe institucionet në fushën e kulturës, në mënyrë që të sigurojmë fonde optimale nga buxhetit qendror, për të mos krijuar borxhe shtesë, dhe për të bërë kursime racionale në shpenzimin e parave të qytetarëve, tha ministri për vetëqeverisje lokale, Suhail Fazliu. Fazliu theksoi veçanërisht zhvillimin e barabartë rajonal dhe lokal.
Viti 2019 do të jetë edhe më i suksesshëm se ai i mëparshëm, pasi që fondet e buxhetit për projekte për zhvillim të barabartë rajonal janë rritur për më shumë se 50% krahasuar me vitin 2018 ndërsa fondet për bashkëfinancimin e projekteve për bashkëpunimin ndërkufitar për 100%.
Vitin e kaluar, me 4.5 milionë euro u financuan gjithsej 98 projekte për zhvillimin e rajoneve planore, për zhvillimin e fshatrave dhe për zonat me nevoja të veçanta zhvillimore.
Kjo nënkupton 98 projekte infrastrukturore ose përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrjetit rrugor lokal, kanalizime apo ujësjellës, impiant filtrimi ose ndërhyrje të tjera që zgjidhin problemet e qytetarëve.
Këtë vit, vetëm nga Programi buxhetor për zhvillimin e barabartë rajonal, në tetë rajonet planore në vend do të financohen projekte në shumë totale prej 7 milion euro. Kjo është rreth 100 për qind më shumë mjete krahasuar me vitin 2017.
Qëllimi ynë, i Qeverisë dhe Ministrisë për vetëqeverisje lokale, është që përmes orientimit të më shumë mjeteve financiare drejtë rajoneve dhe fshatrave më pak të zhvilluara, të zvogëlojmë dallimet në cilësinë e jetesës të cilat janë mjaft të mëdha.
Prioritet i kësaj qeverie është që me koordinim më të madh, mjetet e departamenteve të ndryshme të drejtohen aty ku është më e nevojshme.
Të gjithë qytetarët duhet të kenë qasje të barabartë në shërbimet e sektorit publik, pavarësisht nga vendi i tyre i banimit.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm për Ministrinë për vetëqeverisje lokale është zbatimi i projekteve për bashkëpunim ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të IPA-s. Këto projekte në vlerë prej 15 përqind janë bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit përmes Ministrisë për vetëqeverisje lokale. Me rritjen e mjeteve për bashkëfinancim prej 100 për qind ose 60 deri në 120 milionë denarë, qeveria ka rritur mundësitë për absorbim më të madh të fondeve nga Bashkimi Evropian. Ne duhet të tregojmë kapacitet më të madh financiar dhe profesional për menaxhimin transparent dhe përgjegjës të fondeve nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që ti shfrytëzojmë të gjitha dhe të luftojmë për më shumë mjete në periudhën e ardhshme programore, pas vitit 2020.
Në vitin 2018-të, janë kontraktuar 40 projekteve në kuadër të programit ndërkufitar me Greqinë, me vlerë prej 20 milionë euro dhe 9 kontrata për projekte nga Programi me Kosovën, me vlerë prej 3 milion euro. U shpallën dy thirrje të reja publike për projekte me Bullgarinë dhe Shqipërinë. Thirrja publike me Shqipërinë është ende aktuale, deri më 1 shkurt dhe na ofron në dispozicion 3 milion euro. Thirrja publike me Bullgarinë përfundoi, dhe këtë vit do të nënshkruhen kontratat për financimin e projekteve të miratuara, për të cilat nga Bashkimi Evropian janë parashikuar 7 milion €.
Në vitin 2019 do të shpallen thirrje të reja publike për projekte me Serbinë dhe Kosovën. Për projekte ndërkufitare me Serbinë në dispozicion kemi 1.8 milion euro ndërsa për projekte me Kosovën 2.5 milion. Në proces është identifikimi i një projekti të përbashkët strategjik nga Programit ndërkufitar me Greqinë, i cili do të financohen gjatë këtij viti, në vlerë prej 4 milionë euro. Nuk përjashtohet ndërtimi i një vendkalimi të ri kufitar me Greqinë, në vendin e ashtuquajtur “Markova Noga”, në rajonin e Prespës.
Ministri Fazliu u shpreh i kënaqur me të arriturat gjatë vitit 2018-të.
“Gjëja më e rëndësishme është të kemi qëndrim të sinqertë ndaj qytetarëve dhe problemeve. Unë jam i bindur se me këtë mënyrë e punës ne jemi në rrugë të mbarë dhe në vitin 2019 vit do të arrijmë rezultate që në thelb do të bëjnë ndryshime në cilësinë e jetës së qytetarëve në komuna. ”