FBI shkatërron rrjetin global të hakerëve ruse

FBI dhe agjencitë evropiane shpërbënë një rrjet global hakerësh që kishin mashtruar mijëra persona.

Marketing

Sipas deklaratës, Departamenti Amerikan i Drejtësisë sekuestroi më shumë se 8 milionë dollarë në kriptomonedhë nga hakerët në SHBA dhe në mbarë botën. Është vlerësuar se të paktën 200,000 kompjuterë janë hakeruar në SHBA dhe 700,000 në mbarë botën.

Është një goditje ndaj aplikacionit të hakerimit të njohur si Qakbot, i cili u përdor nga bandat e ransomware-ve rusisht-folëse për të shkaktuar “dëm të konsiderueshëm” te ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe agjencitë qeveritare në mbarë botën, tha Departamenti i Drejtësisë. Studiuesit e sigurisë besojnë se rrjeti i hakerëve ka origjinën në Rusi dhe ka sulmuar organizata në mbarë botën, nga Gjermania në Argjentinë.

Ministria tha se agjencitë e zbatimit të ligjit në Francë, Gjermani, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar ndihmuan në operacion.

U deshën vite për të ndërtuar Qakbot dhe do të ishte e vështirë dhe kërkon kohë për hakerët ta rindërtonin atë në të njëjtën mënyrë që bënin më parë,” tha zyrtari i lartë i FBI-së, i cili vlerësoi se aplikacioni ka shkaktuar qindra miliona humbje direkte ose indirekte në shumë persona që prej vitit 2008.

Hakerët në fjalë përdorën një teknikë të sofistikuar sulmi përmes botnet-eve, të cilët janë një rrjet kompjuterash ose pajisjesh të tjera të prekura me softuer keqdashës.