FC Ballkani shkarkon Ismet Munishin

Ismet Munishi në një prononcim për KosovaPress ka treguar se nuk do të jetë më trajner i FC Ballkanit.

Pas disa dështimeve që ka kaluar klubi nga Suhareka, ky i fundit edhe është shkarkuar.

Marketing

Humbjet ndaj Dritës, Prishtinës dhe Gjilanit janë shkas që Ismet Munishi është shkarkuar nga klubi.

“Jo, unë nuk jam më trajner i FC Ballkanit, detajet të tjera nuk mund të jap dhe për këtë mund të flisni me Presidentin e klubit”, u shpreh ai.

Superliga e Kosovës është në pushim gjatë kësaj periudhe dhe Ballkani do të ketë kohë për ta zëvendësuar atë.