FC Shkupi kabarazuar 2:2 në miqësoren përballë gjigandëve turq të Fenerbahçes. Të dy golat për skuadrën tonë kampione i realizoi golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Sandej Adentunxhi, derisa për Fenerbahçen realizuan dy prurjet e reja, Linkoln Henrike dhe Muhamed Gymyshkaja, njofton “infOSport.mk”.
Për FC Shkupin ishte kjo ndeshja e dytë kontrolluese në tokën turke, derisa për Fenerbahçen vetëm ndeshja e parë nën drejtimin e Jorge Jesus.
Turqit edhe pse treguan ritëm të mirë, nuk mundën të pengojnë golat e sulmuesit Sandej Adentunxhi.
Sulmuesi nigerian golin e tij të parë e realizoi në minutën e 13-të, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 3 minuta më pas nënshkrimi i ri i Fenerbahçes, Linkoln Henrike barazoi shifrat më 1:1, rezultat ky i pjesës së parë.
Në fillimin e pjesës së dytë Adentunxhi edhe njëherë tjetër doli në skenë, duke tundur rrjetën e Fenerbahçes, mirëpo fjalën e fundit në këtë ndeshje e kishte Muhamed Gymyshkaja, i cili në të 83-tën vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Fenerbahçe 2, FC Shkupi 2.
Skuadra kampione nga Çairi pas 3 ditëve do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit në tokën turke, ku për kundërshtarë do të ketë rumunët e Hermannstadt.