FC Shkupi firmos kontratë profesionale me Ariton Mehmedin

FC Shkupi ka firmosur kontratë me njërin nga talentët e shkollës së futbollit.

Marketing

Bëhet fjalë për Ariton Mehmedin, i cili ndeshjen e parë e luajti të martën ndaj Struga Trim Lum.

“Me Mehmedin kemi firmosur kontratë 3-vjeçare, duke besuar fuqishëm në cilësitë e tij, që shpresojmë se do ti shpalos edhe me fanellën e ekipit të parë. Mehmedi luan si sulmues krahu (djathtas dhe majtas), teksa i njëjti edicionin e kaluar me ekipin e të rinjëve në 22 ndeshje, realizoi plotë 21 gola”, thuhet në njoftimin e FC Shkupit.

Marketing