Ballina Sport FC Shkupi fitues në derbin kundër Renovës

FC Shkupi fitues në derbin kundër Renovës

Derbi i javës së 11-të në Ligën e Parë të futbollit, që zhvillua në stadiumin e Çairit mes Shkupit dhe Renovës, përfundoi me fitoren e ekipit nikoqir 2:1. Me tre pikët e sotme Shkupi tani kryeson me 26 pikë para Renovës e cila ka 21. Pesë takimet tjera të xhiros së 11-të zhvillohen të dielën në ora 14:00.

Marketing

GOCE SEDLOSKI – TRAJNER I FC SHKUPI

“ Mendoj se sot me meritë fituam, duhej më herët të hapnim rezultatin që në pjesën e parw. Normalisht, e dija se Renova do të mbrohet, edhepse edhe ata kishin iniciativë, por ekipi im sot dha maksimumin dhe me meritw i fituam tri pikët”

QATIP OSMANI – TRAJNER I KF RENOVA

“Dy raste të dyshimta ka edhe në pjesën e pare. Por megjithatë jam I kënaqur me angazhimin që e tregfoi ekipi. Momenet që u vendos loja ishin momnti I pentaltisë dhe shumë lehtë me gabimin tone morrëm gol”

Në lagjen e Gjorçe Petrovit, të dielën do të luajnë Makedonija GJ.P dhe Struga Trim Lum. Struganët janë optimist në pragë të kësaj ndeshje kampionale.

BESMIR BOJKU – FUTBOLLIST I KF STRUGA TL

“Sigurisht se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. E kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin. Shpresoj se do të shfrytëzojmë pikët e dobëta të kundërshtarit. Mendoj se presioni është në anën e kundërshtarit. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe besoj që do të marrim tre pikët”

Në ndeshjet tjera të javës së 11-të që zhvillohen të dielën me fillim në orën 14:00, takohen: Shkëndija – Rabotniçki, Pelisteri – Bregallnica, Skopje – Tikveshi dhe Boreci – Akademia Pandev.

Exit mobile version