FC Shkupi i Çairit sot përballet me Ballkanin e Suharekës

Finalet e play off-it kanë vendosur përballë njëra-tjetrës dy skuadrat shqiptare, Shkupin dhe Ballkanin.

Marketing

Kampioni i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojnë sot ballafaqimin e parë ndërmjet tyre në kërkim të një vendi në fazën e grupeve të garës evropiane, Liga e Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “National Arena” në Shkup me fillim nga ora 21:00, ndërsa gjyqtar kryesor i takimit do të jetë norvegjezi Kristjanson.