FC Shkupi me trajner të ri

Pas humbjes së djeshme nga Renova, kryesia e F.C.Shkupit kishte mbledhje me stafin e trajnerëve, të cilët me marrëveshje të dyanshme vendosën që të ndërprenë bashkëpunimin.

Marketing

Si rrjedhojë e kësaj situate, stafi i trajnerëve me në krye Qatip Osmanin dhe ndihmësit Bashkim Livoreka dhe Orhan Abdi u pajtuan me kryesinë që të ndërpresin punën e mëtutjeshme.

Nga kryesia njoftojnë se punën e ushtruesit të detyrës së trajnerit në vazhdim do ta kryejë kapiteni Muharem Bajrami.

Pas takimit tanimë ish trajneri Qatip Osmani ka falënderuar kryesinë për mundësinë e dhënë që të udhëheqë me klubin, gjithashtu u ka dëshiruar suksese edhe futbollistëve që në vazhdim të kampionatit të arrijnë suksese sa më të larta.

Në veçanti Osmani ka falënderuar edhe publikun dhe tifozët “Shvercerat” për mbështetjen dhe përkrahjen që e kishin dhënë për te dhe klubin.

Marketing