Skuadra e FC Shkupit ka filluar me rindërtimin e ekipit në prag të paraqitjeve në Ligën Evropa dhe sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Në komunikatën e fundit, skuadra shkupjane ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin vetëm me mbrojtësin Amir Bilalin, me të cilin thuhet se është bërë me marrëveshje të dyanshme, ndërsa kontratat nuk iu kanë rinovuar futbollistëve si Viktor Angelov, Armel Badrji, Maharafa Tandina dhe Ergin Abdul, të cilët tani më janë futbollist të lirë.
FC Shkupi ka falënderuar të gjithë futbollistët për mundin dhe angazhimin e dhënë gjatë kësaj periudhe që ishin pjesë e klubit “bardhekaltër”.