FC Shkupi nuk ndalet, akord me ish futbollistin e Kukësit!

FC Shkupi shumë herët ka filluar merkaton për sezonin e ardhshëm, teksa vetëm disa ditë pas përfundimit të edicionit 2020/2021, ka bërë edhe lëvizjet e para për garat e reja, që fillimisht këtë skuadër e presin në Europë, e më pas edhe në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Marketing

Pas Fisnik Zukës, me të cilin nënshkruan kontratë një vjeçare, burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se skuadra nga Çairi ka filluar bisedimet edhe me mbrojtësin e Makedonija GJ.P, Tome Kitanovskin, i cili para se të rikthehej në futbollin vendor, ishte pjesë e Kukësit në Superligën shqiptare.

29-vjeçari me origjinë nga Manastiri bëri një sezon të shkëlqyeshëm me Makedonija GJ.P së fundmi, duke regjistruar 29 ndeshje dhe 6 asistime për gol. Ai në futbollin vendor kishte veshur edhe fanellën e Pelisterit nga qyteti i tij i lindjes, për të vijuar më pas një karrierë ndërkombëtare, që kishte zgjatur për plotë 6 vite.

Ai brenda kësaj periudhe kishte veshur fanellën e skuadrës së Krajova në Rumani, Vozhdovac dhe Mladost në Serbi, Istra dhe Slaven Belupo në Kroaci si dhe me Sabail në Azerbejxhan, nga e cila skuadër verën e vitit 2019-të ishte transferuar te Kukësi në Shqipëri. (infOSport.mk)

Marketing