Besar Guxhufi zyrtarisht është futbollisti më i ri i FC Shkupit.
Guxhufi ka nënshkruar kontratë të plotë me bardhekaltrit e Çairit,
Sulmuesi i ri shkupjan mbyll aventurën e tij në Turqi, ku ishte pjesë e gjigandit të Stambollit, Beshiktash. I transferuar në Turqi nga Bellasica e Strumicës, reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë së Veriut do të pengohej nga një dëmtim serioz e që do t’i ndikonte në performansat e tij të Beshiktashi U19.
Ndryshe 20 vjeçari me hëret në kampionatin vendor ka luajtur edhe për Vardarin.