FC Shkupi “rrëmben” talentin Besnik Ferati

Kampioni vjeshtor i elitës së futbollit vendor, FC Shkupi është duke punuar për të sjell futbollist të ri për gjysmësezonin e mbetur. Burimet e televizionit Shenja mësojnë ekskluzivisht se drejtuesit e kampit bardheblu kanë arritur marrëveshje me talentin dhe reprezentuesin e Shpresave të Maqedonisë së Veriut, Besnik Ferati. 21 vjeçari gjysmën e parë të këtij sezoni ishte pjesë e Akademia Pandevit, të cilëve iu bashkua në janar të vitit të kaluar. Ferati gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës, përderisa në të kaluarën ishte pjesë e të rinjëve të FC Shkupit.

Marketing