Ballina Aktuale FC Shkupi vazhdon serinë pozitive, mund edhe Strugën (VIDEO)

FC Shkupi vazhdon serinë pozitive, mund edhe Strugën (VIDEO)

Me përballjen në mes Struga Trim Lum dhe FC Shkupit, nisi java e 24-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në sfidën e zhvilluar në Strugë, në fund të pjesës parë, u shënuan 2 gola. Fillimisht Bosançiç solli epërsi për vendasit, para se Adetuxhi të barazojë shifrat në 1-1, pas cilës, me 17 gola u ndal në kreun e listës së golashënuesve në Ligën e parë.

Marketing

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola portën e vendasve, me autor Radeski dhe Imeri, të cilët siguruan 3 pikë për skuadrën nga Çairi.

Ndërkohë të shtunën do të zhvillohen 5 takime e tjera të kësaj jave. Në Tetovë, Renova sfidon Rabotniçkin, Skopje në Autokomandë do të përballet me Shkëndijën, ndërsa Boreci në Veles mirëpret Makedonija Gjorçe Petrovin. Skuadrat e Pelisterit dhe Tikveshit, në terrenin vendas përballen me Bregallnicën, respektivisht Akademia Pandevin. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15.00.

Liga e Parë – Java 24

Struga Trim Lum 1–3 FC Shkupi

Renova – Rabotniçki

Skopje – Shkëndija

Boreci – Makedonija Gj.P.

Pelisteri – Bregallnica

Tikveshi – Akad. Pandev https://youtu.be/z23wJDbuUro

Marketing
Exit mobile version