Federata angleze kërkon nga Qeveria britanike që lojtarët e Chelseat dhe Man Cityt mos të hyjnë në karantinë pas finales së LK

22:49 | 7 Maj 2021

Marketing

Federata angleze dëshiron që Qeveria britanike të bëjë përjashtim për skuadrat e Chelseat dhe Manchester Cityt në rregullat anti-COVID-19.

Më parë Qeveria britanike kishte futur Turqinë në zonën e kuqe të vendeve me rrezikshmëri të lartë të rasteve të COVID-19, që do të thoshte se sipas ligjeve në fuqi, stafi dhe lojtarët e Chelseat dhe Manchester Cityt do të duheshin të hynin në karantinë 10 ditore pas finales së Ligës së Kampionëve.

Por, tani sipas gazetarit Matt Hughes të “MailSport”, Federata angleze po bën lobim në Qeverinë britanike që të bëjë një përjashtim lidhur me këtë gjë.

Kjo pasi që Federata angleze dëshiron që stafi dhe lojtarët e skuadrave të lejohen të udhëtojnë dhe të mos i nënshtrohen rregullit të karantinës në rikthimin e tyre./Lajmi.net/