Federata Angleze ka qenë një ndër të fundit në Evropë që e ka pezulluar kampionatin për shkak të përhapjes së pandemisë, koronavirus.
Shtëpia e futbollit anglez, gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të pezullohen të gjitha ndeshjet në të gjitha kampionatet deri me 30 prill.
Deri atëherë nuk do të ketë asnjë ndeshje, vetëm nëse dalin me një njoftim të ri.
Ky vendim ka ardhur pas mbledhjes “online” të UEFA-s me Federatat Evropiane, ku edhe është vendosur të shtyhet kampionati Evropian.
Kujtojmë se në Premierligë kanë mbetur edhe 11 javë derisa Liverpoolit i duhen vetëm gjashtë pikë për tu shpallur kampion.