Federata e Futbollit të Anglisë dënon klubin anglez me 47 milionë euro

Queens Park Rangers kanë arritur një marrëveshje me Ligën e Futbollit Anglez (EFL), të cilës do t’ia paguajnë 47 milionë euro për shkeljen e rregullave financiare të FFP-së.

Marketing

Kjo marrëveshje përfshin gjobën prej 19 milionë eurosh, 4 milionë euro për të paguar shpenzimet ligjore të Federatës, si dhe shpagimin e 25 milionë eurosh borxh që kanë pronarët ndaj EFL-së. Këtë shumë, QPR-ja do të duhet ta paguajë gjatë 10 viteve të ardhshme.

Përveç kësaj, QPR-ja e ka të ndaluar transferimin e lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janarit në vitin 2019.

Marketing