Fejohet futbollisti i Kombëtares së Kosovës

Një nga futbollistët më të famshëm në Kosovë i ka dhënë fund beqarisë duke i propozuar të dashurës.

Marketing

Bëhet fjalë për djaloshin nga Deçani, Florent Hadërgjonaj i cili u fejua me Dorina Podrimja.

“Ajo tha Po”, shkroi futbollisti krahë imazhit teksa tregonte unazën në gishtin e të fejuarës së tij.

Kujtojmë se Florenti ishte i rezervuar goxha shumë në këtë aspekt, ndaj data e fejesës tregon hapin e madh në jetën private të futbollistit.