Në të kaluarën besoheshe se gratë nuk mund të punojnë në energjetikë, por me digjitalizimin kanë ndryshuar gjërat dhe tani më nuk ekzistojnë punë për meshkuj dhe për femra, porositi moderatorja e panelit të dytë në Forumin energjetik të Maqedonisë 2019 (FEM, profesoresha e FETI, Hristina Spasevska.
Në panelin të titulluar “Gratë në energjetikë – mundësi dhe sfida për barazi gjinore” kryetari i KD të EVN Shkup, Piter Shtefan theksoi se burrat dhe gratë kanë mundësi të njëjta kur të rriten.
“Një studim thotë se fëmijët meshkuj dhe femra konsiderojnë se meshkujt janë më të mençur deri në moshën gjashtë vjeçare, ndërsa kur fillojnë të shkojnë të shkollë ka barazi të gjinive. Duhet të ketë raport holistik, por nuk jam përkrahës për kuota mes burrave dhe grave”, tha Shtefan.
Rim Hamdan, zëvendës-drejtoresha e përgjithshme e kompanisë EDCO për shpërndarje elektrike të Mbretërisë së Jordanisë theksoi se rreth 28 për qind e të punësuarve në kompanitë energjetike janë femra.
Theksoi se mbështetja nga familja është kyçe që të ulet ngarkesa mbi gratë e punësuara.
Verica Uzunova, kryetare e Këshillit mbikëqyrës të SHA Elektrana të Maqedonisë së Veriut potencoi se gruaja inxhiniere duhet të pranojë se do të jetë pakicë në gjithë përvojën e saj në punë dhe të përkushtohet në mësim të përjetshëm.
Nga viti 2010 e këtej rritet numri i grave të punësuara inxhiniere. Në EEM nga mbi 5.000 të punësuar vetëm 637 janë femra, ndërsa vetëm shtatë prej tyre janë në vende drejtuese.
Shenon Ranjon nga Ambasada e SHBA-së theksoi se hendeku mes burrave dhe grave është më i vogël në shëndetësi ku arrin vetëm pesë për qind, por dukshëm më i madh është në energjetikë dhe në politikë. Që të barazohen gjinitë janë të domosdoshme 67 vite në Evropë, ndërsa 165 në Amerikën e Veriut nëse vazhdojnë trendet ekzistuese.
Drejtoresha e Zyrës së Fridrih-Ebert Shkup, Eva Elereit tha se nuk është arritur shumë në fushën e barazisë gjinore që para 40 viteve kur është aprovuar Konventa për barazi gjinore. “Ajo që po debatojmë sot në këtë temë tregon se nuk kemi arritur shumë në këtë temë”, porositi Elereit.