Fëmija 1 vjeç gjendet i gjallë në pyll, mbijetoi 5 ditë pa ujë e bukë

Një fëmijë që u zhduk në një pyll në jug të Kinës është gjetur shëndoshë e mirë pas 5 ditësh.

Marketing

Xiaojiao, 20 muajshe hyri në pyllin pas shtëpisë së saj në Guangxi të hënën e kaluar dhe babai Chen Qingran, e raportoi të zhdukur të nesërmen pasi nuk mundi ta gjejë atë.

Vajza e vogël u zbulua të premten nga një punonjës i centralit, i cili e pa atë të shtrirë në tokë në shkurre pranë një kanali.

Xiaojiao është vajza më e vogël e Chen dhe thuhet se po luante me vëllain e saj 6-vjeçar dhe motrën 4-vjeçare pranë shtëpisë së tyre, por më vonë u zhduk.

Policia filloi kërkimet ditë e natë për ta gjetur, madje edhe me qen.

Policia përfundoi një rreze kërkimi prej rreth 2.5 kilometrash dhe më shumë se 700 njerëz, përfshirë oficerë e vullnetarë morën pjesë në operacionin e kërkimit të Xiaojiao.

Kur fëmija u gjet ishte dehidratuar shumë dhe e mbuluar nga kafshimet e insekteve por mrekullisht ishte gjallë pas 5 ditësh pa ushqim e ujë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët thanë se ishte mrekulli shpëtimi i saj.