Fëmija nuk arrin të qetësohet në aeroplan, reagimi i pasagjerëve prekë nënën

“Mbeta pa fjalë nga gjithë kjo mirësjellje, doja vetëm të qaja. Gjithë kjo më jep shumë shpresë për të ardhmen”.

Marketing

Janë këto fjalët që shkroi në Facebook nëna e vogëlushit Braysen, duke treguar se çfarë ndodhi në një fluturim në SHBA.

Vogëlushi nuk arrinte që të rrinte urtë, bërtiste, qëllonte me shqelma dhe qëlloi edhe një asistente fluturimi. Kështu ai u transferua në klasin e parë, por as aty nuk u qetësua.

Në gjithë këtë, asnjë nga pasagjerët nuk e ngriti zërin dhe nuk u inatos me vogëlushin, përkundrazi e përkëdhelën gjatë gjithë udhëtimit.

Është kjo skena e mrekullueshme në të cilën asistuan prindërit e Braysen, në një udhëtim të United Airlines nga San Diego në Houston, SHBA.

Historia u tregua nga nëna e vogëlushit, Lori Gabriel, e befasuar dhe e lumtur nga gjithë mirësjellja dhe mirëkuptimi.

“Mbeta e befasuar nga sjellja e tyre, më erdhi dëshirë të qaja. Për herë të parë njerëzit u treguan shumë të kuptueshëm me autizmin e Braysen. Gjithë kjo më jep shpresë për të ardhmen. Braysen hoqi rripin e sigurimit pak para nisjes së avionit, duke thënë se donte të ulej në dysheme. Ishte e pamundur që ta mbanim, as unë dhe as i ati, nuk e ndalonim dot. Kur më në fund e ulëm, nisi të qëllonte me shqelma dhe të ulërinte. Që të gjithë të klasit të parë u treguan të sjellshëm me të, i tregonin fotografi, telefona dhe bisedonin me të. Në fund para se të zbrisnim një asistente e përqafoi Braysen dhe i dha një biletë ku shkruhej, ‘Ti dhe familja jote, jeni të dashur dhe të mbështetur. Mos lejoni që askush të bëjë të ndihesh si barrë, por vetëm si bekim”.