Fëmijët emigrantë pajtohen për prostitucion për hyrje në Evropë

Fëmijët emigrantë shpesh pajtohen me prostitucion, me qëllim që të transferohen në mënyrë të sigurt përtej kufirit nga Italia në Francë, shkruan gazeta britanike “Gardian”, duke iu referuar organizatës ndërkombëtare “Save the children”.

Marketing

Dega italiane e organizatës thekson se minorenët, kryesisht nga Afrika subsahariane, pajtohen ta shesin trupin e tyre kur nuk kanë prej 50 deri në 150 euro, aq sa u kërkojnë shoferët për transportim përmes kufirit.

Drejtoresha e programit në këtë organizatë, Rafaela Milano shkroi në raport se për prostitucion vendosin “shumë të rinj, në mënyrë specifike rrezikohen vajzat”, të cilat ndodhin në mesin e numrit të madh të emigrantëve pa shoqërinë e të rriturve dhe dëshirojnë të takohen me familjarë dhe miq në vende të tjera evropiane.

Ajo theksoi se vajzat “i ekspozohen rrezikut shumë të madh prej keqpërdorimit dhe eksploatimit”, ndërsa shpesh ndodhen në kushte të “degradimit të madh”.

Situata në zonën e vendkalimit italian Ventimila, pika kryesore për transitimin e emigrantëve të cilët tentojnë të mbërrijnë deri në Francë, në mënyrë drastike është përkeqësuar pas mbylljes së qendrës së përkohshme për pranim në prill. Fëmijët emigrantë që atëherë janë të detyruar të jetojnë në rrugë në “kushte degraduese dhe të rrezikshme”.

Siç thuhet në raport, mbi 1.900 vajza eksploatohen seksualisht në këtë rajon nga janari i vitit 2017 deri në mars të vitit 2018, ndërsa është dëshmuar se 160 prej tyre janë fëmijë.