Fëmijët në Gaza përballen me mungesë të madhe uji

Fëmijët në Gazën jugore kanë qasje në vetëm 2 për qind ose më pak të normës së rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të konsumit ditor të ujit.

Marketing

Në janar, ata kishin qasje në vetëm 1,5 deri në 2 litra ujë në ditë në krahasim me rekomandimin e OBSh-së për të paktën 100 litra, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Furnizimet me ushqim dhe ujë u pakësuan kur Izraeli vendosi një bllokadë totale në Gaza, duke ndaluar ushqimin dhe karburantin të hynin në rrip më 9 tetor.

Ndërsa ndihma u lejua më vonë, ajo ka qenë vetëm një pjesë e vogël e asaj që hyri në Gaza para 7 tetorit.

Marketing