Fëmijët në kopshte do të marrin një kilogram fruta në javë

Fëmijët nga institucionet parashkollore do të marrin fruta të freskëta të stinës nga prodhimi vendor edhe atë si kajsi, pjeshkë, kumbulla, dardha dhe mollë gjatë pesë muajve. Рespektivisht çdo fëmijë duhet të marrë nga një kilogram fruta në javë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski sot e paralajmëruan fillimin e programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023, i cili përfshin të gjitha kopshtet për fëmijë në vend, për të cilat do të sigurohen fruta të freskëta çdo ditë, për çdo fëmijë. Me këtë program të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do të përfshihen 38 mijë fëmijë nga të gjitha kopshtet në vend.

Marketing

Ministrja Trençevska deklaroi se lista mujore e racioneve duhet të jetë e ndryshme çdo ditë, sepse klima jonë ka një përzgjedhje të pasur të frutave dhe perimeve.

JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTER E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Në bashkëpunim me kompaninë Novo Nordisk dhe UNICEF-in dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve relevante, kemi bërë ndryshime në Rregulloren për standardet dhe normat e të ushqyerit në kopshte, të cilat parashikojnë konsum të shtuar të frutave dhe perimeve të freskëta. Pastaj, lista mujore e racioneve duhet të jetë e ndryshme çdo ditë, sepse klima jonë ka një përzgjedhje të pasur të frutave dhe perimeve, për përgatitjen e racioneve në kopshtet për fëmijë”.

Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski informoi se në seancën e djeshme të Qeverisë është miratuar Programi për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023.

LJUPÇO NIKOLLOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË

“Ky program është vazhdimësi e asaj që kemi filluar vitin e kaluar, por tani me dyfishin e buxhetit. Për këtë vit kemi ndarë 40 milionë denarë, me të cilat do të blihen 880.000 kilogramë fruta të klasit të parë, së paku 90.000 kilogramë kajsi, 175.500 kilogramë pjeshkë, 168.000 kilogramë kumbulla, 74.000 kilogramë dardha dhe 370 kilogramë molla. Çdo fëmijë do të marrë një kilogram fruta të freskëta një herë në javë. Ky është qëllimi, që fëmijët të hanë fruta të freskëta, të përshtatshme për stinën në të cilën prodhohen”.

Aktivitet, siç theksoi Trençevska, është edukimi për kujdes shëndetësor dhe parandalim në kopshte dhe mjedise familjare përmes ushqyerjes adekuate dhe korrekte. Me këtë edukim përfshihen të gjitha profilet profesionale, punëtorët e kopshteve, fëmijët dhe prindërit.