Evoluimi i teknologjisë dhe përdorimi në masë po bën që të gjithë, e në veçanti fëmijët, të rriten në një mjedis virtual, ku informacioni qarkullon në kohë rekord nga një gjuhë në tjetrën.
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Ahmet Gashi” dhe “28 nëntori” në Tiranë tregojnë se mjetet teknologjike janë pjesë e pandarë e përditshmërisë së tyre, prej nga ku kanë mësuar edhe gjuhë të ndryshme. Ndikimin e madh të epokës dixhitale te fëmijët e pranojnë edhe vetë prindërit.
Ekspertja e komunikimit, Holta Heba, tregon për Vizion Plus se po flitet gjysmë shqip e gjysmë anglisht për shkak të ndikimit të fuqishëm të teknologjisë.
Sipas ekspertes, duhet bërë kujdes me përdorimin e fjalëve të shkurtuara duke filluar nga edukimi në shkollë e deri tek ai në familje. Kjo me qëllimin që ky lloj komunikimi të mos bëhet pjesë e përditshmërisë sonë. https://youtu.be/MXW9fLMGJLw