Feministët në Shqipëri pagëzojnë 20 rrugë me emrat e 20 grave të vrara nga burrat

Emrat e rrugëve të Tiranës u mbuluan me emra të grave, jetët e të cilave u prenë në mes nga burrat e tyre.

Marketing

Mbrëmjen e djeshme aktivistët e Kolektivit Feminist në Tiranë ndërmorën një aksion dhe vunë emrat e 20 grave të vrara, 20 rrugëve të Tiranës.

Ngjitën përsipër emrave ekzistues, përkohësisht, emrat e 20 grave që iu pre jeta në mes, përgjatë vitit 2021.

“Në një shoqëri ku (…) marrja e jetës justifikohet vazhdimisht dhe fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri”, ka thënë Kolektivi Feminist.

Ato thanë se humbja e jetës së grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike.

“Adresimi i tyre meriton vëmendje gjithëpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore”, thuhet në njoftim.