Ernest Muçi është “xhevahiri” i Tiranës, klub i cili nuk pranon më pak se 800 mijë euro për kartonin e 19-vjeçarit.
Gjatë një interviste për “Sport Magazine” në Ora News, komentatori I njohur do të shprehej se për shërbimet e Muçit klubi belg I Genk kishte ofruar 400 mijë euro por bonuse, ndërsa presidenti bardheblu Refik Halili I kishte thënë “jo”.
Është folur edhe për shumë klube të tjerë nga Polonia, Zvicra, Austria, Turqia, Ukraina apo Suedia, madje flitet edhe për Veronën në Seria A apo Schalke 04 në Bundesligë.
Ndërkohë sot del në pah një pistë e re.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në Turqi, për shërbimet e Muçit interesohet edhe gjigandi i Stambollit, Fenerbahçe.
19-vjeçari po vëzhgohet nga skautët e tyre dhe nëse raporti do të jetë pozitiv, atëherë do të nisin edhe kontaktet për transferimin e tij.