Skuadra e Fenerbahçes, është klubi më aktiv në botë në tregun e transferimeve, pas ka transferuar 18 lojtarë në merkaton verore. Së fundit, firmosi me greku Dimitrias Pelkas, i cili është transferuar nga PAOK-u. Ajo që merë vëmendjen të Pelkas, është se ai ishte transferimi i 18-të i skuadrës turke këtë afat kalimtar.
Shumica e këtyre lojtarëve kanë qenë agjent të lirë, por një pjesë kanë ardhur edhe si huazime, duke bërë që Fenerbahçe të shpenzojë vetëm 9 milionë euro në përforcimin e skuadrës.
Në mesin e transferimeve është edhe futbollisti nga Kosova, Kemal Ademi. Kujtojmë se Fenerbahçe këtë verë ka shitur Vedat Muriqin te Lazio, për 18 milionë euro