Fenomeni Gjesti po bullizohet në Big Brother VIP, Stresi thërret protestë: Zbulon datën dhe vendin

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e Gjestit, ku ai u bullizua e u ofendua nga disa banorë të Big Brother VIP Albania.

Marketing

Fituesi i BBVK u shpreh se bullizmi ndaj këngëtarit pejan është një akt i papranueshëm.

Me këtë rast, ai ka organizuar një protestë për padrejtësitë që po i bëhen banorit.

Ndër të tjerash, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tregoi orën dhe vendin se ku do të mbahet protesta.

Reagimi i plotë:

“Kjo çka po ndodhë në Big Brother okej është lojë e kuptoj kam qenë vetë pjesë e Big Brother është lojë por duhet të ketë dhe limite mendoj unë, çka do të thotë këtu është thyer limiti ka kalu jashtë çdo lloj norme bullizimi edhe po bëhet çdo ditë e më i tensionuar ky big brother.

Edhe ne si popull kemi të drejt të flasim e të japim mendime, duhet ti themi stop, duhet të mblidhemi gjithmonë për këto tema, dhe nesër në orën 14:00 unë do jem në Top Channel, me shumë njerëz patjetër me gjithë shoqërinë time edhe të ju themi stop bullizimit, kjo çka ka ndodhë në këtë big brother edhe të merren masa jashtëzakonisht të rrepta.

Stop bullizimit sepse edhe familjet jashtë ndihen shumë keq kur ndodhin këto gjëra. Kjo cka po i bëhet Gjestit është e pa pranueshme, kryefjala e këtij Big Brotheri është vetëm Gjesti”.

Marketing