Fermerët zviceranë në Alpe po kërkojnë punëtorë

Normalisht, shumë vullnetarë nga jashtë ndihmojnë fermerët alpinë në punët e tyre të përditshme dhe në çdo vit janë punësuar të huajt nga shtetet e tjera.

Marketing

Por, për shkak të kufizimeve të udhëtimit, këtë vit fermerët shpresojnë se ndihma do të vijë nga brenda vendit, pra punëtorë nga Zvicra.

“Caritas”, një organizatë që ndihmon për të gjetur rreth 1,400 vullnetarë të nevojshëm urgjentisht, po kërkon “njerëz që vlerësojnë pasqyrën për një botë të re, të cilët kërkojnë një lidhje me natyrën dhe që duan të sigurojnë jetesën e fermerëve malorë”.

Detyrat përfshijnë korrjen e kullotave, kujdesjen për kafshët, ndihmën nëpër shtëpi dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me natyrën.

Kushdo që dëshiron të punojë në një fermë malore për të paktën një javë apo sezon (7 muaj) duhet të jetë të paktën 18 vjeç dhe i aftë fizikisht.

Vlen të theksohet se e rëndësishme që aplikantët të mos kenë vizituar një zonë rreziku 10 ditë para caktimit, tha Caritas, shkruajnë mediat zvicerane. /Albinfo.ch

Marketing