Fero dhe Arbenita janë kthyer shpejt në një prej çifteve më simpatikë dhe të komentuar.
E teksa çifti nuk ka të ndalur me deklaratat romantike të cilat nuk i fshehin aspak në rrjetet sociale, duket se në ditën e të dashuruarve, reperi paska harruar t’i bëjë dhuratë modeles.
“M’fal që për Shën Valentin kom harru me t’ble trëndafila”- shkruante Fero në foton e postuar së fundmi, ndërsa Arbenita ka komentuar me disa emoji ku tregon se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi.
“Herën tjetër zemër”, i përgjigjet Fero komentit të saj. Megjithatë, reperi ka treguar se në fakt bëhet fjalë për projektin e ri muzikor që do të sjellë së shpejti dhe fjalët e shkruara në postim janë tema e këngës së re.