Ferrari u nda në dyshë/DJ kosovarë humb jetën në një aksident në Itali

 

 

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Ferrari” të dielën në Italinë veriore. 

Marketing

 

40-vjeçari, i cili banonte në Zvicrës, ishte DJ me profesion. Sikurse shikohet edhe nga pamjet, automjeti “Ferrari” GT C4 i bardhë është ndarë në dy pjesë. 

 

Viktima, me emrin Isa.Q., ishte duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur me anësoret. 

40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me “Ferrari” e tij për në Itali. Vëllai i tij 41-vjeçar ka konfirmuar se automjeti i përkiste atij. 

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai. 

Dyshohet se bashkë me të ka humbur jetën edhe një grua. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi ata u dogjën në veturën që mori flakë. Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve përmes analizës së ADN-së. 

Marketing