Festa e Bajramit, çmimi për kurban nga 200 deri në 2 mijë euro

Besimtarët mysliman po bëjnë përgatitjet e fundit për festën e Kurban Bajramit por pjesa dërrmuese e tyre do të jetë të privuar nga therja e kurbanit për shkak të rritjes marramendëse të çmimit të kafshëve.

Marketing

Një dash sot shitej deri në 700 euro ndërsa mbi 2000 euro shiteshin kafshët e madh. Disa qytetarë madje dyshojnë edhe biznes me kurbanet.
“700 euro është ky? Po e ky? Edhe ky 700, ai 700, ky 600, ky 500.

“Çmimi i këtij kurbani për këtë vit shkon deri në 700 euro ndërsa më i liri sipas blegtorëve çmimi është 200 euro”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Ndërsa çmimi i dashit mbërrin deri në 700 euro, çmimi i kafshëve më të mëdha shkon në mbi 2 mijë euro. Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve është pagesa mbi 1000 euro për barinj të cilët edhe me këtë çmim nuk mund të gjenden, por edhe puna e vështirë dhe rritja e shpenzimeve në blegtori./ Alsat