Festa e Bajramit gëzon edhe skamnorët

Festa e Bajramit ka zbritur kudo. Ajo ka trokitur edhe në familjen tre anëtarëshe Neziri e cila pavarësisht fukarallëkut, ka arritur të shënojë këtë ditë të madhërishme, falë ndihmave nga njerëzit me zemër të madhe. Komshinjtë janë njerëzit më të afërm të saj në ditët e gëzimit por edhe ato të halleve, pasi familja ndihet e harruar nga institucionet.

Marketing

“Më kanë ndihmu njerëzit, fiqnjët, njashtu me zor me kalu mor zotni. Shumë vështirë.

Gazetari: Këtë ditë bajrami, si ditët tjera, me problem me mungesa?

“Me mungesa jo, më kanë sjellë ndihma faleminderit tyre, Zoti ia bëftë kabull gjithkujt, por shumë rëndë është, shumë.

Kryefamiljarja lufton çdo ditë për sigurimin e bukës së gojës. Ajo thotë se fëmijët e saj janë ende të vegjël, në shkollë, dhe të vetmin shpëtim kanë rastet e pakta kur thirren nga dikush për të pastruar ndonjë shtëpi.

“Jo asnjëri nuk punojmë, djali është në shkollë vajza pa punë, unë pa punë jam sepse jam e sëmurë me aparat në zemër. Burri më ka vdekur… Na kanë ndalur socialin tash e pesë muaj. Thonë se se na kanë ardhur ca para, por ne para në fakt nuk kemi marrë por se di, ja e kanë ndalur”.

Kryefamiljarja Neziri thotë se nuk gëzon as pensionin nga bashkëshorti që ka vdekur tashmë. Ajo iu bën apel institucioneve për ndihmë, adresim dhe gjetjes së ndonjë pune për të mbijetuar, dhe që Bajrami tjetër ta gjejë në kushte më të mira.alsat.mk

Marketing